ZERO TATIM FITIMI PËR BIZNESIN E VOGËL DERI NË 2029

  • Postuar më 05/06/2020

Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarët avancimin e Planit Kombëtar “Shqipëria 2030”.

Plani kombëtar nuk do të jetë një strategji e bazuar në teoritë ekonomike por do të jetë një plan i detajuar zhvillimi me reforma konkrete, me aksione konkrete, me projekte konkrete dhe me një kalendarizim muaj pas muaji dhe  vit pas viti.

Synimi i planit kombëtar është vazhdimi i transformimit ekonomik të Shqipërisë dhe realizimi i ëndrrës së madhe të Shqiptarëve për integrimin evropian  të Shqipërisë.

Brenda planit kombëtar 2030 siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Rama dje, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptareve që punojnë në sektorin privat . Për Shqiptarët që bëjnë ose punojnë ne biznesin e vogël.

Kryeministri dje ka komunikuar me shqiptarët iniciativën e fundit që ka të bëjë me çlirimin nga taksat për të gjithë biznesin e vogël deri ne xhiro 14 milionë lekë. Zero tatim-fitimi për të gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029.

Kjo është një mundësi shumë e madhe për çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit që do të hapi një biznes, një fillesë sipërmarrje në republikën e Shqipërisë dhe të jetë i çliruar nga taksat e tatim fitimit, të jetë i çliruar nga kontrolli i vazhdueshëm i tatimorëve dhe përkundrazi në këtë mënyrë do ti bashkohet institucioneve shtetërore në funksion dhe në të mirë të buxhetit të shtetit duke pozitivisht presuar dhe shtyrë biznesin e madh që të formalizohet gjithmonë çdo ditë e më tepër. Zerimi i tatim fitimit, ashtu sikurse dhe iu referua kryeministri dje mund të shoqërohet me heqjen e tatim të vlerës së shtuar .

Ne kemi angazhuar një sërë specialistësh vendas dhe të huaj në kuadër të planit kombëtar 2030 , pra Shqipëria 2030, për të pasur aty reflektim për çdo shqiptar që do të jetojë me punë të ndershme , për çdo shqiptar jashtë atdheut që do ti rikthehet punës në atdheun e vet , dhe unë jam pozitivisht i shtyrë të them që dhe kërkesa që ka bërë kryeministri përsa i përket heqjes të tatimit të vlerës së shtuar pas kalkulimeve dhe projeksioneve që i bëjnë për vite të tëra në vazhdim ekonomisë apo edhe detajimit të procedurave të mundshme për ta thjeshtëzuar të gjithë procedurën dhe qasjen që kemi me sipërmarrjen përsa i përket jo vetëm taksave por në këtë rast tatimit të vlerës së shtuar , unë jam pozitivisht i shtyrë të ndaj me qytetarët që shumë shpejt do të kemi edhe këtë lajm po kaq të rëndësishëm për heqjen e tatimit të vlerës së shtuar .

Kjo iniciative do të konfirmohet në parlament brenda këtij sesioni , përpara se ne të mbyllim punimet e parlamentit në fund të korrikut të këtij viti, biznesi i vogël shqiptar do ta ketë të konfirmuar ne parlament me ligj ato që dje kryeministri ka komunikuar dhe avancuar si iniciative të qeverisë dhe të tij në lidhje me lehtësimin e barrës fiskale për çdo qytetar dhe sidomos për biznesin e vogël që konsiderohet si një punëdhënës i rëndësishëm ashtu siç e tregoi edhe e gjithë periudha që kaluam me sukses gjatë covid-19.

Faleminderit!!