Vendimet e qeverisë, 9 Qershor

  • Postuar më 09/06/2022

Përshëndetje,
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë përmendi një sërë vendimesh që kanë në thelb
zhvillim ekonomik dhe investimeve qoftë vendase, qoftë të huaja. Sot Këshilli i
Ministrave kaloi një vendim që ka formën e draft-ligjit për në parlament së shpejti që ka
të bëjë me tekno-parqet. Për qytetarët dhe për të gjithë sipërmarrjen e interesuar dua të
shpjegoj që drafti i ligjit i jep mundësi bizneseve të informacion-teknologjisë dhe start-
upeve në të gjithë, le të themi, sferën e inovacionit, që të krijojnë sipërmarrjet e tyre, pa
taksa dhe të mbështetura nga buxheti i shtetit, aty ku mundet. Është një koncept në
vazhdim i parqeve teknologjike dhe ekonomike dhe ndërkohë është në themel të atij
revolucioni digjital që Kryeministri dhe qeveria ka filluar përpara 3 viteve dhe e
konceptojmë si faza e dytë e këtij zhvillimi.
Dua t’ju kujtoj që vjen në kohën e duhur si draft-ligj dhe jam i bindur që parlamenti do ta
mbështesë një zëri, ndoshta në gjitha krahët e vet, i referohemi dhe asaj statistike që ka
dale kohët e fundit që furnizon gjithë atë sukses të këtij revolucioni digjital dhe IT që
vendet e punës në IT janë gati 40% më të rritura në raport me gati 2 vite më parë.
Në të njëjtën kohë, ka dhe disa vendime që kanë të bëjnë me rindërtimin, në themel
shkojnë tek ndërtimi i pallateve në Kurbin, i hapësirave publike në funksion të të gjithë
ndërtimeve që kemi bërë në terren në disa bashki dhe përtej kësaj dhe shumë
institucione publike që tashmë kanë filluar të marrin financim, institucione publike të
dëmtuara nga tërmeti që tregojnë që kemi kaluar edhe këtu në një fazë tjetër, jemi
marrë me qytetarët, me shtëpitë individuale, me pallatet, pra me ndërtimet kolektive, me
shkollat, me kopshtet, me spitalet dhe tashmë me institucionet publike.
Dua të ndaj më qytetarët dhe më të gjithë ata që janë të interesuar që procesi i
rindërtimit ngelet procesi në themel më social në shumë e shumë vite dhe më i hapuri
në raport me të gjithë investimet publike të bëra ndonjëherë, janë përfshirë nga a-ja tek
zh-ja në këtë proces, 352 kompani, nga të cilat më shumë se 90% e tyre janë kompani
me eksperiencë mbi 10 vjeçare.
Faleminderit.