Vendimet e qeverisë 22 shtator

  • Postuar më 22/09/2021

Përshëndetje,

Në traditën e re që ka krijuar qeveria Rama 3 për informimin publik pas mbledhjeve te qeverisë, kjo është mbledhja e dytë e qeverisë për këtë mandat dhe do desha të ndaja me ju vendimet kryesore të kësaj mbledhje të Këshillit të Ministrave.

Duke filluar me Vendimet përsa i përket programit të Rindërtimit. Siç e keni parë rindërtimi vazhdon me intensitet të plotë. Sot i kaluam me VKM Fondit Shqiptar të Zhvillimit  3 miliardë lekë, pra afërsisht ekuivalentë me rreth 30 mln dollarë për të vazhduar punët në terren më shpejtësi, në mënyrë që ne të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë përpara qytetarëve për të mbaruar punët në shtatorin e vitit 22.

Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe një vendim tjetër, po në kuadër të rindërtimit të një qendre shumë të rëndësishme që është 5 Maji, pra në njësitë 4 dhe 8 të Kryeqytetit, një nga poliqendrat e reja të Tiranës, ku i hapet rruga edhe aty punimeve me shpejtësi nëpërmjet shpronësimit me këmbim. Kjo do bëjë të mundur vazhdimin e punës me dy dhe tre turne dhe sigurisht dhe shërbimin ndaj qytetarëve që do të shpronësohen që do të marrin sipërfaqe sipas ligjit, qoftë për truall, qoftë banesa, qoftë për ndërtesa jo-banimi.

Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit e tyre që kaluam tre marrëveshje të rëndësishme me qeverinë gjermane nëpërmjet KfW, brenda paktit të Universitetit, një shumë prej 20 mln euro hua dhe rreth 5.8 mln euro grant, të cilat do të shkojnë në rikonstruksionin me eficencë energjie të godinave të studentëve të universiteteve publike. Kemi filluar punën që para disa vitesh përsa i përket paktit të Universitetit, që vazhdon me intensitet të plotësojë të gjitha ato angazhime që ka marrë Kryeministri dhe qeveria shqiptare.

Faleminderit