Vendimet e qeverisë, 15 Dhjetor ’21

  • Postuar më 15/12/2021

Si zakonisht pas mbledhjes së qeverisë, ministrat do raportojnë do informojnë qytetarët dhe publikun për vendimet e marra. Sot janë marrë disa vendime të rëndësishme në kuadrin e rindërtimit, rindërtimi vazhdon me shpejtësi, qoftë i pallateve qoftë i njësive individuale, qoftë i infrastrukturës publike apo edhe i ndërtesave arsimore, pra shkollave dhe kopshteve, sot janë akorduar likuiditete qoftë Bashkisë Tiranë, qoftë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, qoftë disa bashkive të tjera, siç është Bashkia e Kamzës për shkollën Demokracia rreth 3.2 miliardë lekë që bënë të mundur me shpejtësi vazhdimin e rindërtimit për të kapur atë objektiv që kemi pasur për të mbyllur të gjithë rindërtimin në vjeshtë të vitit që vjen. Këtë vit siç e deklaruam edhe një javë më parë praktikisht buxheti me ndryshimet e veta për rindërtimin ka shkuar në 35 miliardë lekë apo 350 milionë dollarë, ndërkohë midis vendimeve të rëndësishme janë edhe bonusi i solidaritetit për pensionistët dhe për një gamë kategorish të qytetarëve sidomos atyre në nevojë që do shpjegohen nga ministrja e shëndetësisë dhe më pas nga ministrja e financave.