Thumana e rilindur në vigjilje të përvjetorit të tërmetit të 26 nëntorit

  • Postuar më 25/11/2021

Lagja e re në Thumanë, vepër e Programit madhor të Rindërtimit, shumë shpejt do të jetë gati
të mirëpresë banorët, shtëpitë e të cilëve u rrënuan më 26 nëntor të dy viteve më parë.
Janë 278 apartamente të përfunduara dhe 158 njësi individuale, ndërkohë që kantieri ende i
hapur, pritet të përfundojë brenda pak ditësh. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Thumanë, së
bashku me Zv/kryeministrin dhe Ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe z. Behgjet Pacoilli që
së bashku me Fondacionin Firdeus kanë kontribuar për rindërtimin në këtë lagje, jo vetëm për të
përkujtuar, por edhe për të dhënë lajmin e mirë se “433 familje po rikthehen në banesa të reja
me kushte fantastike”. E projektuar sipas standardeve më bashkëkohore të ndërtimit, lagja e re
është njëkohësisht zgjidhja për të gjitha problemet e trashëguara nga 3 dekadat e ndërtimit
kaotik në Shqipëri.
“Kantieri i Thumanës është për çështje ditësh në përfundim. Janë 278 apartamente të
përfunduara. Në anë e majtë, pak më larg nga pallatet, janë 158 njësi individuale. Brenda 278
apartamenteve është dhe fondacioni Behgjet Pacolli me 18 apartamente dhe ndërkohë
fondacionin Firdeus me 158 shtëpi individuale. Përballë kemi dhe ndërtesat e njësisë
administrative që i përkasin bashkisë së Krujës. Pra është një kompleks i tërë me të gjitha llojet
e ndërtesave dhe të institucioneve.” – u shpreh Ministri i Rindërtimit Ahmetaj, gjatë inspektimit
të zonës së rindërtuar.

Në përfundim të inspektimit, Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj u shpreh për të pranishmit:

Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe emocional për shumë e shumë familje, po
sigurisht edhe për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në procesin e rindërtimit, për Kryeministrin
e Shqipërisë që ka harxhuar realisht dhe jo si klishe çdo ditë që nga dita që ndodhi fatkeqësia e
deri më sot, apo dhe miq që kanë kontribuar me shpirt, me zemër dhe me financa siç është Zoti
Pacolli apo fondacioni Firdeus apo dhe shumë donatorë të tjerë duke filluar që nga Bashkimi
Evropian duke vazhduar me gjithë vendet anëtarë veç e veç duke përfshirë donacione shumë të
fuqishme të Republikës së Turqisë, duke vazhduar me Emiratet e Bashkuara, Katari e vende të
tjera.
Sot kam një falënderim të madh nga zemra për solidaritetin dhe për gjendjen në moment të
vështirë pranë popullit shqiptarë.
Sot ju e shikoni që i gjithë ai solidaritet me shpirt me zemër është materializuar, ajo e thënë
shpirtërore, politike, njerëzore, qytetare që s’do lëmë asnjë mbrapa dhe askënd vetëm, çdo
shqiptar në Shqipëri dhe përtej, çdo njeri, çdo qytetar që ka qenë i interesuar për të parë se
çfarë ka ndodhur me Rindërtimin, sot mund ta prekë.
Kjo është një lagje e re moderne që mund të ishte në Tiranë me këtë cilësi, mund të ishte në
çdo lloj qyteti modern. Sot qytetarët e Thumanës të Bashkisë së Krujës do të marrin shtëpi
falas, më të mira, më të mëdha, më të forta, më të bukura.
Procesi i rindërtimit, rindërtimi në vetvete testoi këtë mazhorancë, e testoi Kryeministrin, na
testoi të gjithëve ne, testoi në fakt solidaritetin shqiptar përpara një fatkeqësie të përmasave të
paimagjinuara me humbje jete që sigurisht nuk i kthejmë dot ata njerëz të dashur që humbën
ato familje, ama besimin, shpresën dhe ditën e bardhë atyre familjeve që u dëmtuan nga tërmeti

ne  premtuam dhe kemi mundësi t’ia kthejmë duke i rikthyer në shtëpi më të mira më të bukura,
më të forta.
Procesi i rindërtimit ishte, është dhe do të ngelet në kujtesë të shqiptarëve si procesi më unik,
social, i një Kryeministri, i një qeverie, i një mazhorance, por edhe të gjithë atyre qe u bashkuan
atë ditë me ne.
Shqiptarët sot, ato familje që u dëmtuan, janë mbi 12 mijë apartamente, këto familje do të
marrin shtëpi falas, ta gëzojnë brez pas brezi ata vetë dhe fëmijët e tyre dhe përtej zgjidhjes nga
tërmeti, ju e dëgjuat atë qytetarin qe praktikisht merr 3 banesa pra 3 për kurorë. Zgjidhëm edhe
një problem tjetër social të strehimit, pra e zgjeruam qëndrimin social ndaj familjeve në nevojë
për të bërë të mundur që së bashku me gjithë pasojat e tërmetit të zgjidhnim edhe problemet e
strehimit të këtyre familjeve.
Në 11 bashki të dëmtuara janë mbi 40 mijë familje që përfitojnë nga bonsusi i qerasë, nuk lamë
askënd mbrapa. E dini sa familje janë sot në çadra për arsye se kanë vendosur të rrinë aty për
shkak të afërsisë me oborrin e shtëpisë, me gjënë e gjallë, nuk kanë dashur të largohen dhe të
rrinë me qera, të gjithë kanë marrë bonusin e qerasë, janë vetëm 157 familje.
E mbani mend debatin që bënim janë 11 mijë familje në çadra? Sot janë 157 familje të cilat
bashkitë u janë lutur, u janë ofruar dhe sot marrin bonusin e qerasë, gjithsesi është një
revolucion jo thjesht infrastrukturor, po një revolucion shpirtëror i një vendi që siç e theksova më
parë, u testua dhe ia doli.
Tërmeti testoi të gjithë ne dhe ia dolëm. Sot do të krenohemi me atë që kemi bërë, po nuk
mjafton. Gjej rastin sot sapo erdhëm nga parlamenti ku votohet buxheti dhe i lidh të dyja. Ju e
dëgjuat, e keni dëgjuar që kryefjala e këtij buxheti është paketa e familjes. Këto janë pjesë e
paketës së familjes ku një Kryeministër, jo për klishe politike për përditshmëri të jetës së tij, të
jetës së kësaj qeverie dhe të kësaj mazhorance, mendojmë për njerëzit në nevojë, kjo na
dallon, kjo është bota jonë dhe kjo na dallon me botën tjetër që s’ka lidhje me atë që ne bëjmë
sot, pra me vëmendjen ndaj qytetarëve.
Një pyetje retorike do t’ua bëj gjithë shqiptarëve përpara se ta mbyll, por përpara se ta bëj do
t’ju tregoj serish një histori që e ka përjetuar Kryeministri, e kemi përjetuar dhe unë me kryetarin
e bashkisë. Një nënë rreth 80 vjeç me djalin e vet të sëmurë dhe nusja e djalit e sëmurë me dy
fëmijë si yje kur iu dorëzua çelësi nga Kryeministri nëna nuk mbante dot lotët.
Tani një pyetje retorike do t’ua bëj gjithë shqiptarëve. Imagjinoni sikur ky Kryeministër, kjo
mazhorancë të thoshte po, po dëgjojmë të gjithë këta të botës tjetër në anën e djathtë që na
thonë “si t’i japim ne shtëpi falas këtyre, jo do t’i japim kredi”.
Ajo nëna do të ishte në rrugë sot dhe për këtë ia vlen të marrësh përsipër, ia vlen të bësh
politikë, për njerëzit me njerëzit.
Faleminderit zoti Kryeministër, faleminderit Bacë, faleminderit të gjithëve atyre që kontribuan
dhe t’i gëzojnë shtëpitë falas përjetë të gjithë ata që janë vlerësuar nga bashkitë që do të marrin
shtëpi qoftë apartamente, qoftë njësi individuale.
Faleminderit edhe një herë.