Rikrijimi i Shijakut, brenda fundit të vitit banorët në lagjen Lugina do të kenë hyrë në shtëpitë e reja falas

  • Postuar më 11/07/2021

Shijaku është një tjetër model i rikrijimit, jo thjesht rindërtimit pas tërmetit, me 30 pallate të reja për afër 670 familje, 800 banesa individuale nga të cilat 600 i janë dorëzuar tashmë qytetarëve, 4 shkolla e 1 kopësht të përfunduar dhe 2 të tjera që po ndërtohen me financim nga BE, si dhe ndërtimi e modernizimi i gjithë infrastrukturës publike.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj inspektoi sot punimet në lagjen e re Lugina në Shijak, i shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkisë Elton Arbana.

“Kjo është lagjia e re Lugina, një nga zonat më të dëmtuara, ku po ndërtohen 21 pallate me 6-7 kate, 125 vendparkime nëntokësore e 150 mbitokësore, ndërsa ka përfunduar pjesa kryesore e infrastrukturës publike. Brenda fundit të vitit edhe kjo lagje do të ketë përfunduar, së bashku me rikualifikimin urban, trotuare, gjelbërim e ndriçim, e familjet do të jenë akomoduar në shtëpitë e reja, falas” – tha Ahmetaj