
Mirëmëngjesi.
Vazhdojmë një traditë tashmë të konsoliduar të informimit publik pas mbledhjeve të qeverisë në raport me çka mbledhja aprovon dhe kalon dhe kuptohet dhe reflektimin e gjithë vendimeve në raport me publikun.
Sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin të cilat bëjnë avancim të konsiderueshëm të financimit për Bashkinë e Tiranës dhe për dhjetë Bashkitë e tjera nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Llogaria e rindërtimit, pra gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.
Avancimi është bërë për të përshpejtuar të gjitha proceset e rindërtimit në mënyrë që të kemi mundësi të kthejmë në shtëpitë e tyre apo në shtëpi të reja të rindërtuara, të ndërtuara më bukur, më fort e më moderne, apo në shkolla, apo në kopshte, apo në ndërtesa publike, të gjithë qytetarët, të gjithë ato institucione që në 26 Nëntor 2019 u detyruan të largoheshin qoftë nga shtëpitë për qytetarët dhe familjet, qoftë nga institucionet e dëmtuara nga tërmeti.
Edhe njëherë dua të ritheksoj që programi i Rindërtimit për këtë vit ka 35 miliardë, pra vetëm për 2021 shkon llogaria në referencë gati 350 milion dollarë nga 280 milionë dollarë, me të njëjtën logjikë për të përshpejtuar rikthimin e familjeve në shtëpi. Këtë fundviti kemi një numër të madh, të konsiderueshëm, familjesh që do të hyjnë në shtëpitë e tyre, në Thumanë, në Durrës, në Tiranë, në Kavajë, në Rrogozhinë, në Lezhë, në Kurbin, në Manzë, pra gjithandej do të kemi një numër të konsiderueshëm familjesh që do të kthehen në shtëpitë e tyre pas gati 2 vitesh.
Faleminderit