Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Italinë; Ndihma për Rindërtimin vazhdon!

  • Postuar më 11/08/2020

Pranë Qendrës për Dialog të Hapur të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë u zhvillua sot një takim mes ambasadorit Bucci dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, gjatë të cilit Ministri Ahmetaj formalizoi propozimin për ndarjen e kontributit të vënë në disposizion nga Qeveria italiane për Rindërtimin pas tërmetit, kontribut ky i shpallur nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio, në Bruksel në datën 17 shkurt të këtij viti gjatë punimeve të Konferëncës Ndërkombëtare të Donatorëve “Together for Albania”.

Dita e sotme kurorëzoi dialogun e ngjeshur e konstruktiv të javëve të fundit mes palës italiane dhe asaj shqiptare, çka bëri të mundur arritjen e një dakordësie të përbashkët lidhur me sektorët parësorë ku edhe do të përqëndrohet kontributi i konsiderueshëm italian që kap shifrën prej 95 million euro, i ndarë ky në 5 million euro Grante dhe 90 million euro kredi e bute.

Sektorët e parashikuar për ndërhyrje pasqyrojnë një pjesë të madhe të përparësive të përcaktuara nga Post Disaster Need Assessment e hartuar në bashkëpunim mes Qeverisë Shqiptare, Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore, me synim mbështetjen e Shqipërisë si në procesin e Rindërtimit, në kuptimin e plotë të fjalës, ashtu dhe në nxitjen e disa prej sektorëve strategjikë të ekonomisë.

Të ashtuquajturat “Flagship Sector” italiane do të jenë Emergjencat Civile dhe Disaster Risk Reduction (DRR). Ndër sektorët e tjetë të rëndësishëm edhe rindsërtimi i strukturave publike, infrastruktura e rrjetit energjitik, edukimi profesional dhe ekonomia detare, një ndërthurje mes sektorëve novatorë dhe sektorëve me një traditë të konsoliduar tashmë dhe veprimtarisë së Agjencisë Italiane për Bashkëpunim në Shqipëri/

“Falenderoj stafin e Ambasadës, zyrën e AICS në Tiranë, Ministrin Ahmetaj dhe gjithë përfaqësuesit e ministrive të linjës të përfshira në negociata, për angazhimin e rëndësishëm gjatë këtyre javëve të fundit për të përmbyllur me sukses këtë rezultat të parë të rëndësishëm, që konfirmon rolin e Italisë si donatori kryesor dypalësh i Shqipërisë. Megjithatë, puna më e vështirë fillon nga nesër pasi përparësi do të ketë sigurimi i shpejtë i një axhende të grupeve të punës të ngarkuara me realizimin konkret të secilit prej projekteve” deklaroi Ambasadori Bucci.

“Jam veçanërisht i lumtur që “Flagship Sector” italiane janë Emergjencat Civile dhe Disaster Risk Reduction “DRR”, sektorë strategjikë të cilat e renditën Italinë në vijën e parë që prej fazave të para pas tërmetit. Jam i bindur se profesionalizmi dhe përvoja e gjatë italiane në këto fusha, krahas faktit se Italia dhe Shqipëria karakterizohen nga të njëjtat problematika gjeologjike dhe mjedisore, do të jenë çelësi i suksesit të një veprimtarie mbështetëse të natyrshme. Rrugëtimi do të jetë i gjatë dhe i ngarkuar por historia mes Shqipërisë dhe Italisë bazohet tek miqësia dhe bashkëpunimi. Kam bindjen se së bashku dhe falë një angazhimi të ndërsjelltë e të vazhdueshëm do të mund të arrijmë rezultate të shkëlqyera” pëfundoi fjalën e tij Ambasadori.