
Edhe në Lezhë, Programi i Rindërtimit ka avancuar në të dy sitet ku po ngrihen pallatet e reja. Janë 7 pallate, me 177 apartamente ku do të akomodohen 600-650 banorë. Kryeministri Rama dhe Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj u ndalën në një nga dy sitet e rindërtimit, ku punohet me intensitet për përmbylljen e banesave kolektive.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu informoi se ka filluar edhe projekti për përforcimet strukturore në pallatet më të dëmtuara, pjesë e Programit DS4 të Rindërtimit, si dhe projekti i riparimeve të brendshme e të jashtme të një grupi tjetër pallatesh.