Në kantierin e shkollës Hasan Vogli në Tiranë. 160 shkollat e reja të financuara nga programi i Rindërtimit, shprehje e posaçme e vëmendjes dhe mirënjohjes sonë për punën e çdo mësuesi

  • Postuar më 07/03/2021
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj inspektoi sot ecurinë e punimeve në kantierin e shkollës Hasan Vogli në Tiranë, e cila po rindërtohet në kuadër të programit të Rindërtimit, me financim nga buxheti i shtetit.

Është një zgjidhje shumë interesante, arkitekturore në mes të pallateve. Shkolla ka qenë e vogël, me 7 klasa, tani praktikisht do jetë me 20 klasa, palestër të madhe, ambiente teknike e laboratorë për 600 nxënës e fëmijë të parashkollorit. Është një shkollë komunitare, ku zgjidhjet e menduara kanë bërë të mundur që fëmijët të kenë jo vetëm ambientet e shkollës, por edhe oborrin tradicional tanimë. Besoj që deri ën fund të marsit do të kemi të mbyllur karabinanë dhe në qershor e gjithë shkolla do të ketë përfunduar. Praktikisht në shtator do të presë fëmijët, një shkollë moderne me të gjitha kushtet, qoftë në aspektin e standardeve Eurocode 8 e deri tek elementët e deri tek elementët mësimorë të nevojshëm për fëmijët.

Ne po ndërtojmë 160 shkolla në të gjithë territorin e dëmtuar, së bashku me ato që po ndërtojnë donatorët. Vetëm buxheti i shtetit po ndërton 79 shkolla ndërsa në Tiranë kemi 23 shkolla brenda programit të Rindërtimit. Së bashku me 17 shkolla që kanë filluar nga bashkia me një projekt të 2017, pra në total vetëm në këtë hark kohor janë 40 shkolla të reja vetëm në Tiranë.

Nga kantieri i shkollës së re Ministri Ahmetaj përcolli dhe një urim për mësuesit, duke theksuar se “160 shkollat e reja të financuara nga programi i Rindërtimit, që kanë rilindur e do të rilindin më të mira, më të bukura, më të forta, janë një shprehje e posaçme e vëmendjes dhe mirënjohjes së qeverisë për punën dhe përkushtimin e çdo mësuesi”!