Ndërtojmë Sërish Më Mirë! Firmosja e Marrëveshjes së Grantit me 7 vende donatore dhe OKB

  • Postuar më 22/07/2020


U nënshkrua sot një tjetër marrëveshje për Rindërtimin. Pas Komisionit Europian për financimin e rindërtimit të 22 objekteve të para arsimore në vlerën 15 milionë euro dhe Republikës së Turqisë për financimin e projektit të ndërtimit të 522 banesave në Laç, 7 vende të tjera zyrtarizuan sot me marrëveshje angazhimin e tyre prej 11.6 milionë euro në Konferencën e Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë” të mbajtur në Bruksel në 17 Shkurt 2020.

Danimarka, Finlanda, Holanda, Norvegjia, Suedia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar iu bashkuan Programit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Qeverise shqiptare me Kombet e Bashkuara, për përmirësimin e infrastrukturës së edukimit online, rimëkëmbjes ekonomike, infrastrukturës komunitare, reduktimit të riskut të fatkeqësive dhe mbrojtjes sociale.

Projektet do të zbatohen nga agjensitë e Kombeve të Bashkuara, UNDP, UN Women, UNICEF etj., dhe do të promovojnë parimet e “Building Back Better” ose “ndërtojmë sërish më mirë”, në përputhje me angazhimin e qeverisë shqiptare në kuadër të procesit të Rindërtimit.

Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri z. Brian Williams, nënshkroi letrën zyrtare të angazhimit në emër të shtatë vendeve donatore me qeverinë shqiptare.

***
Fjala e Ministrit Ahmetaj

I dashur Brian,

Të nderuar Ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, gëzohem që ju shoh mirë në kushtet e një pandemie që ende nuk duket se po kalon;

Gjej rastin që në emër të qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë të ri-shpreh mirënjohjen tonë për angazhimin tuaj, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar si dhe në Konferencën e Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë”, për të mbështetur përshpejtimin e përpjekjeve tona për rindërtim pas tërmetit.

Dua të ndaj me ju që i gjithë ky ka qenë një proces i pashkelur më parë, qoftë nga ana procedurale, qoftë nga ana ligjore, apo dhe praktike. Ai i nëntorit të kaluar ishte vërtetë goditja më e fortë në 30 vitet e fundit, por, modestisht dua të them që nga ana tjetër, kjo është gjithashtu hera e parë në këto 30 vite që një ndërmarrje kaq e madhe e kuadruar në një set aktesh ligjore dhe nënligjore të krijuara nga e para, dhe në një procedurë të detajuar që ka të bëjë me programimin, me projektimin, me vlerësimin, rindërtimin ose rikonstruksionin bëhet i mundur dhe i prekshëm në një kohë kaq të shkurtër kohe.

Sigurisht nuk ka qenë dhe vazhdon të mos jetë e thjeshtë. Besoj që shpejtësia e përgjigjes dhe nga ana qeverisë ka qenë e denjë.
Thjesht për t’ju dhënë disa detaje të volumeve: në 7 muaj, janë zhvilluar 37 mbledhje të Komisionit Shtetëror të Rindërtimit, që është struktura ku merren vendimet për procesin e rindërtimit, të cilat më pas i propozohen Këshillit të Ministrave për miratim.

Janë 36 vendime të KShR-së, të cilat janë transferuar dhe reflektuar në 76 vendime të Këshillit të Ministrave, për të detajuar procesin financiar, administrativ apo të zbatimit në terren.

Ndërkohë, së bashku me donatorët, ashtu siç vendosëm dhe në shkurt, kemi një sekretariat teknik të përbashkët për shkak të transparencës dhe koordinimit me donatorët. Për dijeninë tuaj, donatorët marrin nëpërmjet sekretariatit çdo vendim të KShR-së, pra të Komisionit Shtetëror dhe çdo vendim të Këshillit të Ministrave në lidhje me rindërtimin dhe të gjitha dokumentet shoqërues që mbështesin dhe bazojnë vendimet e Këshillit të Ministrave.

Dy fjalë për situatën në terren gjithashtu;

Sot që flasim 56,164 familje të p[rrekura nga tërmeti kanë aplikuar për të përfituar nga programet e rindërtimit. Procesi i vlerësimit ka qenë një proces shumë i detajuar dhe i kujdesshëm edhe në aspektin ligjor, edhe në procedurë, edhe në aspektin e vlerësimit financiar të dëmit. Mbi 30 mijë nga këto aplikime janë tashmë të vlerësuara dhe përfituesit janë shpallur nga Komisionet e posaçme të ngritura pranë bashkive, janë miratuar në Këshill Bashkiak dhe janë miratuar një pjesë edhe në KSHR e Këshill të Ministrave.

Nga këto, mbi 20 mijë janë përfitues të programit të granteve të rikonstruksionit. Ne kemi miratuar deri më tani një fond prej 7.6 miliardë lekë për pagesat ndaj qytetarëve dhe besojmë që në fund të procesit numri do të shkojë diku tek 23 mijë dhe vlerë do të arrijë në rreth 80 milionë dollarë. Këtu po bëj një parantezë për të ndarë që në programin e granteve janë angazhuar edhe disa vende partnere; Zvicra e para, me një vlerë 1.45 milionë euro në mbështetje të banorëve në bashkitë Shijak dhe Kurbin.

Pjesa tjetër janë përfitues të programit të rindërtimit, pasi banesat e tyre janë shpallur të pabanueshme, me shkallë dëmtimi DS4-DS5.

Për programin e rindërtimit të banesave individuale, janë rreth 300 banesa që do të rindërtohen nga FSHZh dhe 890 nga Bashkia Tiranë. Ne kemi miratuar një fond total në vlerën 8.3 miliardë lekë dhe ky gjithashtu ka filluar të zbatohet si program.

FSHZH ka shpallur tenderin për 677 objekte ne Shijak dhe Kavaje dhe në 3-4 javët e ardhshme fillon rindërtimi në terren.

Bashkia Tiranë, ka nisur rindërtimin e 48 banesave të para në Farkë, ndërsa janë lidhur kontratat për ndërtimin e rreth 200 banesave të para.

Nga ana tjetër sot kaluam në qeveri një tjetër vendim për miratimin e fondit edhe për banesat kolektive, pra pallate për FSHZH në masën 16 miliardë lekë.

Qeveria turke, Emiratet e Bashkuara Arabe, Austria dhe Liechtenstein, Italia janë disa nga vendet që po mbështesin me projekte konkrete sektorin e strehimit.

Objektet arsimore janë një tjetër program shumë i rëndësishëm ku kemi avancuar konsiderueshëm, edhe falë mbështetjes së donatorëve. Janë 143 objekte arsimore në nevojë për rindërtim dhe rikonstruksion. 53 prej tyre janë financiar nga qeveria dhe 90 janë marrë përsipër nga donatorë të ndryshëm: më i madhi sigurisht është KE me dy programet EU4Schools, 22 shkolla në fazën e parë dhe 53 në fazën e dytë; Gjermania, Katari, Sllovakia, Sllovenia, Turqia gjithashtu po mbështesin këtë sektor.

Në nëntor të vitit të ardhshëm ne do të inaugurojmë rreth 80% të shkollave që po rindërtohen nga buxheti; sigurisht donatorët për shkak të procedurave pak më të gjata dhe burokratike, do marrin më shumë kohë në këtë proces.

Së fundi, është infrastruktura publike, një tjetër program shtyllë e rindërtimit. Në fund të këtij procesi do të kemi 33 zona të reja për zhvillim. Aktualisht kemi alokuar rreth 1,2 miliardë lekë për ndërtimin e infrastrukturës publike në 4 kantierët e parë, Bubq, Thumanë, Fushë-Krujë dhe Kavajë nga 18 zona ku FSHZH do të rindërtojë infrastrukturën e dëmtuar.

Siç e shihni, procesi është dinamik, është intensiv, është aktiv në 3 nga 4 programet kryesore dhe çdo ditë puna vazhdon për të rindërtuar një shtëpi të re, një shkollë të re, një kilometër të ri, një lagje të re.

Janë 34 miliardë lekë të angazhuara në procesin e rindërtimit për vitin 2020, nga të cilat sigurisht pjesa kryesore 31 miliardë nga buxheti dhe 3 miliardë nga donatorë, kryesisht të vegjël vendas. Këtu nuk përfshihen projektet që përmenda më lart, të cilat po zbatohen drejtpërdrejt nga donatorët.

Këto janë në thelb shtyllat kryesore të programit të rindërtimit dhe që prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare në përgjigje të nevojës për rindërtim; por patjetër është dhe pjesa e tjetër e soft-projects që shkojnë në favor të rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike post-tërmetit, ku keni gjetur veten edhe ju si donatorë.

Edhe njëherë e vlerësoj kontributin e Danimarkës, Finlandës, Holandës, Norvegjisë, Polonisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Brian, të falënderoj sërish për koordinimin dhe për punën shumë të mirë të gjithë këtyre viteve në Shqipëri dhe të uroj suksese në angazhimet e