Kavajë, 153 familje marrin çelësat, këtë Vit të Ri do ta mirëpresin në apartamentet e reja.

  • Postuar më 27/12/2021

Pas Lezhës e Thumanës, edhe 153 familje të Kavajës morën sot në dorë çelësat e
shtëpive të tyre të reja, të ndërtuara me financim nga qeveria shqiptare dhe zbatim nga
Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çelësave ishin sot Kryeministri Edi Rama,
Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj dhe Kryetari i bashkisë Kavajë Redi Krali.
Fjala e Zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj:
Më kujtohet, kam dy momente në fakt për të sjellë në vëmendje të qytetarëve të
Kavajës, është momenti i atyre ditëve kur së bashku me Redin dhe me një grup
inxhinierësh nga Rumania, po shihnim pallatet e dëmtuara të tërmetit dhe për të qenë i
sinqertë, e kam menduar shpesh e shpesh ditën që Kryeministri më thirri të shërbeja si
Ministër i Rindërtimit, mu kujtua një ditë që me muaj isha në siklet dhe realisht nuk e
dija nga ta kapja gjithë këtë proces, ndërkohë që Kryeministri merrej përditë me detajet
e procesit e ndërkohë që shumë qytetarë nga të 11 Bashkitë po transferoheshin nga
çadrat, nga palestrat, nga hotelet, në shtëpi me bonusin e qerasë.
I kthehem gjithë procesit dhe mbaj mend një moment në Prill kur jam ulur me
Kryeministrin dhe isha shumë i qetë se gjithë procesi ishte i qartë, kishim mundësi që
atë ditë që të shikonim këtë ditë dhe që atë ditë së bashku me gjithë bashkëpunëtorët,
me Tanin, me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, me gjithë Kryetarët e Bashkive, me Redin,
me Anin në Durrës, me Majlindën në Kurbin, me këdo qofte, me Erjonin në Tiranë,
ishim të qartë, shumë të vendosur, që do kishim shumë shpejt ditë si këto dhe ja ku jemi
në këtë bllok pallatesh, janë153 familje që sot futen në shtëpitë e reja, të bëra falas, që
trashëgohen brez pas brezi.
Dhe momenti i dytë, e kujtoi Redi në fakt, shumë interesant, në një debat kur kemi qenë
para një viti në Golem, sipër në kodrat e Golemit, në pjesën brenda përtej detit le të
themi, ai Kryetari i Partisë Demokratike lëshonte fjalë dhe thoshte që: “ej ju komunistët
do bëni shtëpi për vete, do na lini rrugëve”. Çelësin e parë e mori ai, për të treguar që
procesi i rindërtimit është një proces shumë shpirtëror, nuk është  proces as tulla-llaç,
as financiar, por është një proces shpirtëror, solidariteti i një qeverie, i një Kryeministri, i
një mazhorance për një popull të tërë, pa dallim ngjyrash, pa dallim krahinash, pa
absolutisht asnjë dallim.
Jam i bindur që këtu përballë në 153 familje, sigurisht që jo kushdo ka votuar Edi
Ramën, jo kushdo ka votuar Partinë Socialiste, ama sot është i bindur që ky
Kryeministër, kjo qeveri, e mban fjalën, nuk lë askënd mbrapa.
Ky bllok është shumë interesant; Kavaja ka pasur disa simbole obelisk të demokracisë
diku të deformuara rrugës, gjithë ky bllok është një obelisk solidariteti që mban emrin e
këtij Kryeministri  dhe të kësaj mazhorance për Kavajën dhe për të gjithë Shqipërinë.

Ju e keni parë, unë po përjetoj realisht dhe e them me emocion dhe shpresoj që të më
merret edhe për modesti në fakt, po përjetoj këtë pjesën e festave me një emocion
shumë të veçantë edhe me një kënaqësi që në fakt jam munduar ta fsheh, por jo
gjithmonë ia arrij, dhënia e shtëpive familjeve, kthimi i familjeve në shtëpitë tyre, është
një nga kënaqësitë më të mëdha të punës sime si punonjës publik.
Janë ndërkohë në bllokun tjetër dhe 130 apartamente të tjera që në fund të Janarit do
kemi 130 familje të tjera që do futen në shtëpitë e reja, e në bllokun tjetër, janë edhe 76
apartamente që do të futen në shtëpitë e reja të rindërtuara falas.
Kjo ka ndodhur, po ndodh në të 11 bashkitë, procesi i rindërtimit do të ngelet në
historinë e Shqipërisë si një nga momentet ku politika reflektoi, politika bën atë që të
gjithë presin në këtë rast nga politika. Kryeministri tha nuk do lemë askënd vetëm dhe
askënd mbrapa, në të gjitha këto ditë, janë 2 vite rresht punë, nuk është lënë askush
mbrapa dhe askush vetëm.
E nisëm me 12 mijë familje në çadra dhe sot dhe janë vetëm 100.100 familje në çadra
dhe ato 100 familje marrin bonusin e qerasë dhe ndërkohë kanë vendosur vetë të rrinë
pranë tokës dhe pranë gjësë së gjallë. Ndërkohë në të gjithë territorin, në të 11 bashkitë
janë gati 12 mijë familje që do të futen në gjithë këtë periudhë në shtëpitë e tyre të reja
dhe janë gati 35 mijë familje që kanë përfituar nga procesi i rindërtimit.
Një përgjigje për të gjithë ata që kanë tentuar, me qëllim në fakt, për t’i hedhur baltë
procesit të rindërtimit; procesi i rindërtimit është një nga proceset më transparentë që
mund të ketë bërë procedura publike, e para. E dyta, në këtë proces kanë marrë pjesë
400 kompani, të cilat janë shërbyer nga institucionet publike nëpërmjet prokurimeve, me
punë publike të cilat sot janë shembull dhe do jenë shembull për vite e vite të tjera dhe
përpos të tjerave, s’dua ta le pa përmendur se po lexoja sot, Kryeministri kishte futur ne
Facebook 153 familjet edhe të gjithë këtë bllok dhe kishte komente shumë të mira si
natyrshëm, dhe kishte komente që natyrshëm janë cinike dhe kam ruajtur, do ta bëj
pjesë të gjithë atyre copëzave të mia për Rindërtimin, kam ruajtur ca komente që i bënin
Kryeministrit në Facebook para 2 vitesh: “ke llafe, do na lësh rrugëve, edhe ti si të tjerët
je” ndërsa sot dikush i thoshte: “po, i ndërtove, po tani duhet që ata njerëzit aty, me ato
institucione duhet t’i shërbejnë qytetarëve”.
Po e shikoja me, në fakt me vërtetësi, të gjithë atë mesazh që i shkruante dikush dhe ia
mbaj mend dhe emrin, po sigurisht që duke qenë që kjo boloria e të dhënave individuale
është bërë zhurmë e madhe, nuk dua t’ia përmend emrin, shihni si ka zhvilluar mendja
e shoqërisë tonë, momentin e parë me mosbesim, momentin e dytë deshën ta preknin
nga 3D në pallate, tani sigurisht kërkojnë që brenda institucioneve që kemi ndërtuar të
kemi shërbim publik akoma edhe më të mirë.
Dhe do ta mbyll duke thënë që ky mandat, ashtu siç i është referuar Kryeministri,
është mandati i shërbimeve publike dhe jo më kot e kemi quajtur mandati i shërbimeve
ndaj qytetarëve, se jemi të bindur që çdo tullë që vëmë, çdo pallat që ndërtojmë, çdo

shkollë që ndërtojmë, patjetër që është një tullë edhe një themel në besimin tek
qytetarët, por shërbimet publike janë ato që i hyjnë qytetarëve përditë në shtëpi.
Unë jam shumë i lumtur për këto ditë që i përjetojmë së bashku kur shpërndajmë
shtëpitë individuale apo apartamentet. Ju uroj Gëzuar Festat dhe t’i gëzoni shtëpitë
falas e t’i trashëgoni.
Faleminderit!