Kamëz, vijion rikthimi i familjeve në shtëpitë e reja

  • Postuar më 12/05/2021

Në Bashkinë Kamëz, familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit kanë filluar të akomodohen në shtëpitë e reja, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. 

Sot, Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj  i dorëzuan çelësat e strehës së re disa familjeve në këtë bashki, të cilat vlerësojnë punën e bërë dhe mbështetjen e marrë në fatkeqësinë që u ra. Vetëm këtë muaj në Paskuqan do të dorëzohen 75 banesa individuale.

Ndërkohë që rindërtimi vijon me ritme të larta në këtë bashki, por edhe në çdo zonë të goditur, banorët që po hyjnë në shtëpi më të forta, më të bukura e më të mëdha se ato që humbën natën tragjike të tërmetit janë gjithnjë e më të shumtë.