Drejt një modeli energjetik më të qëndrueshëm, firmoset me AFD marrëveshja e financimit për reformën në sektorin energjetik

  • Postuar më 12/11/2021

Një hua e butë për politika publike, në shumën e 50 Milion Eurove u firmos në 12 nëntor midis Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD). Kjo është edhe  marrëveshja e parë, midis palëve e cila materializon angazhon e AFD për të shoqëruar Shqipërinë drejt një modeli zhvillimi të qëndrueshëm, konform me normat e Bashkimit Europian. Në partneritet me KfW,  programi mbështet reformat e sektorit. Ai do të bëjë të mundur përmirësimin e qëndrueshmërisë së sektorit elektrik. 

Suporti i rëndësishëm financiar i qeverisë shqiptare, që bashkon që prej 2019 AFD dhe KfW, përmbledh disa objektiva të tilla si përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të operatorëve të sektorit, krijimin i një tregu elektrik, një proces progresiv të derregullimit të tarifave dhe diversifikim i miksit elektrik nëpërmjet zhvillimit të energjive të rinovueshme. 

Një asistencë e fortë teknike është financuar nga AFD ne shumën e 1, 4M€ dhe po realizohet nga Expertise France, për të mbështetur qeverinë shqiptare në zhvillimin e një modeli të ri tarifor. 

Mjetet e modelimit të vëna në dispozicion të sektorit dhe një studim mbi impaktin e reformës tek shtresat në nevojë, do të bëjë të mundur mbështetjen e strukturave vendimmarrëse. 

 

Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë e Republikës së Shqipërisë përshëndeti  bashkëpunimin  me Francën dhe Gjermaninë i cili bën te mundur te mobilizohen instrumente financiarë dhe te stimulohen shkëmbimet midis ekipeve teknike. “Partneriteti ynë me AFD ne sektorin e energjisë, do te konsolidohet se shpejti  me financimin e 50M€ te tjera te lidhura me fazën e dyte te programit te reformave ».  

Cécile Couprie, drejtoreshë rajonale e AFD për zonën Euro Azi, shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e këtij programi të rëndësishëm, i cili është rezultat i një dialogu strategjik dhe operacional të suksesshëm me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo iniciativë tregon kapacitetin e AFD për të ofruar mbështetje konkrete dhe të adaptuar për Shqipërinë për të përshpejtuar axhendën e saj të integrimit në BE dhe për të favorizuar një trajektore zhvillimi kompatibël me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe me Marrëveshjen e Parisit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë shqiptare për këto çështje kyçe, me anë të të gjitha këtyre mjeteve teknike dhe financiare të propozuara nga grupi AFD ». 

Elisabeth Barsacq, Ambassadore e Francës në Shqipëri nënvizoi se: « Programi është një shembull i kooperimit franko-shqiptar, pasi në këtë kuadër u vendosën shkëmbime midis ERE, rregullatorit shqiptar të energjisë dhe homologut të tij francez (CRE). Krijimi i një tregu transparent të energjisë, në kuadrin e reformës do të inkurajojë rritjen ekonomike të vendit  dhe  rritjen e investimeve të sektorit privat në këtë treg.» 

Arben Ahmetaj, Zv Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, nënvizoi se : « Ne kemi punuar para dy vjetësh mbi marrëveshjen ndërqeveritare për hapjen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit në Shqipëri. Që atëherë marrëdhëniet po intensifikohen. Tre programe financimi janë aktualisht në realizim nga të cilat edhe një mbështetje e dytë për politika publike në shumën e 50 milion eurove për barazinë gjinore në aksesin ndaj oportuniteteve ekonomike. Franca është gjithashtu e angazhuar të mbështesë programin tonë të rindërtimit post termet nëpërmjet një investimi në shumën e 60 milion eurove për rindërtimin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit të Durrësit. Projekti do të fillojë së shpejti.»

 

Fjala e plotë e Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj:

 

E nderuar Ambasadore Barsacq

E nderuar znj. Couprie,

Ministre,

Të nderuar pjesëmarrës,

Me Agjensinë Franceze për Zhvillim kemi nisur prej vitit të kaluar një bashkëpunim intensiv qe u kornizua me nënshkrimin e Marrëveshjes ndërqeveritare nga Kryeministri Rama dhe zoti Le Drian, gjatë Konferencës së donatorëve “Bashkë për Shqipërinë”, në 17 shkurt 2020.

Nga qershori 2020 kur AFD zyrtarizoi aktivitetin e saj në Shqipëri, kemi avancuar së bashku 3 projekte të rëndësishme, dy prej te cilave janë mbështetje buxhetore në shumën 100 M€ (50M€ secila) krahas 3M€ asistence teknike, për reformën ne sektorin e energjisë, të cilën e nënshkruam sot dhe për barazinë gjinore.

Projekti i tretë, me të cilin ndoshta jeni më familjarë, është në kuadër të procesit të Rindërtimit, një projekt i cili angazhon 60M€ për rindërtimin e rrjetit te brendshëm te ujësjellësit Durrës, i cili është në fazën finale të negocimit e së shpejti do ta nënshkruajmë për t’i hapur rrugë fillimit të zbatimit.

Marrëveshja që nënshkruam sot për mbështetjen e sektorit energjetik, vjen në një moment të rëndësishëm për sektorin, parë edhe në dritën e zhvillimeve globale, me një krizë energjetike që ka prekur të gjithë vendet. Fokusi i të gjithë vendeve, qeverive, por edhe qytetarëve në mbarë botën sot është adresimi i sfidës së rradhës në sektorin energjetik, ulja e varësisë nga burimet tradicionale energjetike dhe kalimi drejt burimeve të rinovueshme. 

Shqipëria disponon një potencial të lartë të burimeve të rinovueshme (hidrike, diellore, eolike). Sigurisht sot ne prodhojmë energji 100% te rinovueshme për shkak të rezervave hidrike, por nuk mjafton. Varësia nga kushtet klimatike, thatësira e zgjatura, e pastaj pasojat që vijnë së bashku me shirat e rrëmbyer, janë gjithnjë prezentë. 

Ju e dini, Shqipëria ka avancuar një reformë ndoshta nga më të guximshmet në sektorin e energjisë, një sistem që deri në vitin 2013 ishte në pra të kolapsit. Sot rezultatet e asaj reforme janë padyshim të dukshme dhe po na ndihmojnë të adresojmë krizën energjetike aktuale. 

Kemi kursyer gati 600 mln euro në 8 vitet e fundit vetëm si rezultat i uljes së humbjeve në rrjet nga 45% në 21% sot.

E dini, do kishim një gropë në buxhet 1.1 miliardë euro nëse do vijonim me atë nivel faturimi të para 8 viteve, që nuk shkonte më shumë se 79%. 

Janë bërë rreth 450 mln euro investime në rrjet, falë mirë-menaxhimit, duke përmirësuar rrënjësisht jo vetëm furnizimin me energji, por edhe duke shkurtuar kohën e lidhjes, edhe duke shkurtuar kohën e riparimit të defekteve, edhe për t’iu përgjigjur sipërmarrjes.

Sot kemi një panoramë tjetër të sistemit, patjetër. Numri i kompanive që marrin pjesë në procedurat e blerjes është rriture nga 2 në 20, ndërsa çmimi i energjisë është ulur, dhe më e rëndësishmja, nuk do të rritet, pavarësisht krizës, as për familjarët, as për biznesin e vogël.

Marrëveshja që nënshkruajmë sot është një tjetër hap i rëndësishëm për të vijuar me reformën.

Suporti i rëndësishëm financiar i qeverisë shqiptare, që bashkon që prej 2019 AFD dhe KfW, përmbledh disa objektiva të tilla si përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të operatorëve të sektorit, krijimin i një tregu elektrik, një proces progresiv të derregullimit të tarifave dhe diversifikim i miksit elektrik nëpërmjet zhvillimit të energjive të rinovueshme. 

Një asistencë e fortë teknike është financuar nga AFD ne shumën e 1, 4M€ dhe po realizohet nga Expertise France, për të mbështetur qeverinë shqiptare në zhvillimin e një modeli të ri tarifor. 

Mjetet e modelimit të vëna në dispozicion të sektorit dhe një studim mbi impaktin e reformës tek shtresat në nevojë, do të bëjë të mundur mbështetjen e strukturave vendimmarrëse. 

Reduktimi i konsumit dhe shpërdorimi i energjisë, nëpërmjet përmirësimit të efikasitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe efikasitetit energjetik, është gjithashtu një pistë sinjifikative për të siguruar qëndrueshmërinë e sektorit. 

Faleminderit!