
Unë do t’i referohem fjalës sime pak më pak se sa mendoja, edhe për shkak të provokimeve që
parafolësit me të drejtë bënë,
Praktikisht sot në Shqipëri në rreth 4 vitet e fundit në pjesën e shërbimeve publike të afruara nga
qeveria ka realisht një revolucion dixhital. Kur e nisi Kryeministri, mbaj mend në një Mbledhje qeverie në
2018, revolucionin dixhital kishte shumë mendje skeptike dhe diku-diku me të drejtë sepse në raport me
ambicien e atij momenti sigurisht ishte një vizion si të shohësh përtej murit.
Sot janë 95% e shërbimeve publike, praktikisht janë të gjitha të dixhitalizuara dhe sfida tani është si ta
përdorësh atë shtrat dixhitalizimi i cili ta bën jetën të thjeshtë, mbi të gjitha e bën qeverinë më
transparente dhe ndihmon qytetarin dhe sipërmarrjen të kursejë kohë dhe para dhe sigurisht që në
aspektin ekonomik dhe teknologjik e çon shoqërinë në një hap më të largët në raport me momentin
fillestar dhe shumë më afër asaj ku i referohemi si “global standard”, pra standardit global. Unë mendoj
që tek pjesa e shërbimeve publike nuk jemi aspak larg kësaj.
Në të njëjtën kohë, debati përsa i përket dixhitalizimit tani ka kaluar në anën tjetër të ekonomisë. Debati
është a po e ndjek sektori privat, duke përfshirë edhe sektorin bankar nëse doni, a po e ndjek këtë temp
që ka pasur qeveria këto vite në raport me dixhitalizimin.
Patjetër që shumë janë bëre. Ka një sërë treguesish që tregojnë se dhe sistemi bankar, por edhe pjesa e
shoqërisë kanë ecur me shumë shpejtësi, por sigurisht që nëse i referohemi këtij sektori apo industrie,
ky është një nga sektorët me më shumë mendje dhe me më shumë burime.
Dhe nëqoftëse me të drejtë Bledi ngriti disa pyetje, “pse, pse pse”, e njëjta gjë vjen edhe nga qytetarët
dhe nga qeveria, tani e kemi legjitimitetin e plotë për t’u kthyer në pyetje : cila është arsyeja që sistemi
bankar, që e theksoj është me shumë mendje dhe me shumë burime, nuk ka arritur që të vendosë
përpara qeverisë një non-paper për harmonizimin e të gjithë proceseve, ato publike dhe ato private?
Nëse ju i referoheni, unë ju dëgjova me shumë vëmendje, i referoheni standardeve; standardet mund t’i
keni por, sistemi bankar sigurisht që nuk është mbrapa, por është në raport me qeverinë më mbrapa.
Standardet po, i keni, instrumentet nuk i afroni të duhur. Ka një pse të madhe që është në raport me
dixhitalizimin, që ju do duhet ta ndani me publikun, ta ndani me ne dhe pastaj ta kthejmë në sfidë.
Aksesi në financë dhe dixhitalizimi nuk janë dy procese të ndara. Nëse unë ju bëj një pyetje, sa qytetarë
kanë akses në financë dhe sa sipërmarrje kanë akses në financë, më besoni që do rrotulloheni tek 30-40
mijë emra gjithsej.
A kanë fermerët akses në financë? A kanë akses në insurance instruments? A kanë në mikrokredi
normale përtej sharp loans? Po pse? Për dy arsye: formalizimi dhe platforma dixhitale në raport me
aksesin në financë.
Unë pashë numra të rëndësishëm të përmirësuar të sistemit bankar; pandemia erdhi për keq por
sigurisht që na mësoi të gjithëve që ka edhe një qasje tjetër shumë interesante, shumë të shpejtë,
shumë të thjeshtë, shumë fantastike online dhe tani na është kthyer në natyrë, normale, shumë mirë.
Është reflektuar gjithandej. Megjithatë po të shohësh, një shembull ju servir, po të shohësh volumet e e-
Commerce në Shqipëri, janë larg rajonit nëse doni t’i referohemi, e sigurisht larg pjesës tjetër të Europës
apo vendeve të tjera të zhvilluara, që është sigurisht sfidë.
Përsa i përket cash-it në ekonomi, ne kemi marrë hapa të rëndësishëm. Fiskalizimi është një, unë do ta
quaja reformë, nuk do ta quaja as instrument. Një reformë në vetvete, se si instrument ka për të
ndryshuar avash-avash kulturë dhe në 3 deri 5 vite ka për t’u kthyer në kultura e vetme e sjelljes në treg
të sipërmarrjes, e pastaj kuptohet do të ketë referenca pozitive, të rëndësishme në uljen e informalitetit,
që në konsekuencë patjetër do të ketë edhe atë të reduktimit të cash-it në ekonomi.
Prap do ju ngacmoj pozitivisht, praktikisht sistemi bankar dhe autoriteti monetar ka qenë në raport me
qytetarët dhe ekonominë në sfidat që ka kaluar këto vite, ka qenë fantastik. Autoriteti monetar ka qenë
në harmoni të plotë me politikat fiskale të qeverisë që ka bërë të mundur lehtësimin e të gjithë atyre
fatkeqësive që na kanë ndodhur jo për shkakun e njeriut.
Sistemi bankar ka qenë aty, edhe për shkak të reformave, edhe për shkak të vetvetes, e ka ripërtërirë
atë disiplinën financiare që nuk e pamë në ato kreditë e këqija deri në 25%, pra gati-gati një rinovim të
kulturës bankare dhe ndërkohë ka furnizuar ekonominë me kredi konsumatore, me kredi biznesi, por më
duhet të them edhe në anën e asaj që ne kemi pasur nevojë, keni qenë atje, sigurisht për interes të
qytetarit, për interesin tuaj, por keni shërbyer në raport me blerjen e letrave me vlerë të qeverisë edhe
në momente shumë të vështira të ekonomisë dhe të qeverisë, kështu që për këtë keni një falënderim të
madh, por sfida, nuk na ikën nga tryeza.
Ka një debat që unë kam hyrë ne detaje edhe për shkak të funksionit, por edhe për arsye të ambicieve
tona të përbashkëta, që ka të bëje me platformën e përbashkët e-Albania. Unë jam i bindur që, duke më
përfshirë dhe mua deri gati para një viti e gjysëm kur u detyrova që, më besoni, të bëja një kurs për të
përdorur me lehtësi e-Albanian. Unë po t’ju provokoja secilin nga ju se sa shërbime, sa thjeshtë dhe sa
këndshëm mund të punohet me a-Albania, jam i bindur që ju që jeni avangardë në teknologji, ju nuk
besoj se e dini 100% se çfarë afron ajo platformë fantastike tanimë në një nivel jashtëzakonisht shumë
efikas edhe teknologjikisht shembull, jo vetëm në rajon.
Nuk kam nevojë të sjell BERZH-in, nuk kam nevojë të sjell Bankën Botërore, jam trajnuar për këtë arse,
për të kuptuar se sa afron dhe sa avangardë jemi. Dhe për këtë arsye do t’ju kërkoja të mos jeni siç jeni
zakonisht pak konservatorë kur në kënd apo në horizont të ekonomisë shfaqet një mundësi e re. E di
shumë mirë që jeni në diskutim me AKSHI-n, me shoqatën dhe me MFE përsa i përket përdorimit të
platformës së AKSHI-t dhe ndërveprimit për pagesat, më besoni, do jenë tre konsekuenca shumë
interesante:
Konsekuenca e parë do jetë lehtësia në transaksione;
Konsekuenca e dytë do të jetë lehtësi për hir të qytetarëve sepse do duhet të konvergojnë në një
platformë që iu afron shërbimet 360 gradë nëse doni, jashtëzakonisht shumë lehtë dhe në mënyrë
efikase.
Dhe e treta, ju vetë, do të keni një platformë fantastike për analizat e riskut, pra aty konvergohen
dalëngadalë gati 100% e informacionit në Republikën e Shqipërisë, përtej atij të klasifikuar, kuptohet.
Gjë që ju aty-këtu bëni shopping për të gjetur informacion, ndërkohë që është atje.
Do ta mbyll fjalën time dhe e them pa cinizëm, më ndjeni për këtë, ndoshta tingëllon pak edhe
ngacmuese, do duhet ta ndiqni qeverinë në dixhitalizim. Nëse ju thoni 75 milionë euro paskeni investuar
ju, industria me burimet më të mëdha dhe mendjet më të avancuara, e dini sesa ka investuar qeveria?
Nuk jua them se do t’ju vijë zor. Disa herë më shumë qeveria investim, disa herë më shumë. Dhe qeveria
ka dhe një milion halle të tjera dhe një milion pika ku duhet të mbajë sytë, sidomos paketat sociale. Nuk
mund të mburret sistemi bankar me investim në teknologji në katër vitet e fundit 75 milionë euro, i bie
as 16-17 milionë në vit, ndërkohë kur teknologjia ka bëre kapërcime në industri flas, kapërcime të pa
krahasuara në dekada e dekada.
Këtu po e mbyll, faleminderit dhe shpresoj që në fund, unë do të preferoja, këtë e kërkoj si mik dhe si
bashkëpunëtor me ju në vite, bëni dy gjera: së pari në fund të kësaj konference bëni një non-paper për
ta ndarë me qeverinë dhe institucionet përtej e qeverisë, edhe të pavarura por edhe mes jush, që të
nxjerrim detyra përtej kësaj tryeze u pamë, thamë, folëm, i vumë pikat mbi i, nëse arritëm, ndamë disa
ide inovative, por t’i strukturojmë në fund të ditës dhe t’i ndajmë me njëri-tjetrin që të mësojmë nga
njëri-tjetri. Dhe e dyta, si sistem bankar, keni mundësinë që me mendjet që keni dhe me burimet që
keni, të uleni dhe të bëni një non-paper strategjike në këtë aspekt, mos mjaftohemi me një konferencë
dhe pastaj të ikim të punojmë si ishull, po ndani, bëni një grup, unë e kam parë rëndom në shumë
industri serioze që nga sigurimet, në Europë dhe në botë, që punojnë me muaj të terë për ta vendosur
qeverinë dhe institucionet përtej qeverisë, pra shtetin, në një pozicion që të detyrohet të futet në një
kurth pozitiv për të hedhur hapin tjetër drejt progresit, qoftë në reforma, qoftë në dixhitalizim nëse
doni.
Faleminderit!