Bubq, 122 familje rikthehen në shtëpitë e reja, më të mira, më të bukura, më të forta!

  • Postuar më 29/12/2021

Është bërë sot në Bubq ceremonia festive e shpërndarjes së çelësave për 122 familje, nga të
cilat 45 apartamente dhe 77 banesa individuale.
Të pranishëm në event ishin Kryeministri Edi Rama, Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj dhe
Kryetari i Bashkisë Krujë Artur Bushi, si dhe familjet përfituese të programit të Rindërtimit.

Fjala e Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj:
Përshëndetje të gjithë familjeve që përfitojnë sot këtu në Bubq, janë 45 apartamente dhe 77
shtëpi, njësi individuale, t’i gëzoni, t’i trashëgoni. Ashtu siç iu premtoi Kryeministri në ditën një,
janë tuajat për gjithë jetën tuaj, të fëmijëve, të fëmijëve të fëmijëve, t’i gëzoni, t’i trashëgoni.
Unë do bëj një përmbledhje të gjithë procesit të rindërtimit të deritanishëm, besoj që është e
domosdoshme jo vetëm për ju, po për të gjithë qytetarët. Ju sot jeni të emocionuar se do të hyni
në shtëpi më të bukura, më të forta, më të mira se ato që keni pasur, këtu është një
shëmbëlltyrë shumë e kujdesshme e solidaritetit e kujdesit social po edhe vëmendjes ndaj
themelit të dijes, këtu kemi shtëpi kemi pallate, këtu kemi qendrën e re administrative, këtu kemi
shkollën, këtu kem amfiteatrin, është shembull sesi ndërtohet më fortë, më bukur, më mirë.
Dua të ndaj me gjithë qytetarët shqiptarë dhe me ju që jeni këtu prezent, e theksova dje në Laç,
do e theksoj edhe sot këtu në Bubq, janë 49 mijë familje përfituese nga procesi i rindërtimit dhe
dua t’i marr një nga një për të sqaruar gjithë opinionin publik se ku jemi në këtë proces që është
unik në krahasim me shumë procese të ngjashme, me vende të pasura madje.
Vetëm nga grantet  e rikonstruksionit, nga ato paratë cash që buxheti i shtetit u ka dhënë
familjeve nga DS1- Ds4, pra nga dëmet më të lehta deri tek ato dëme mesatare, gjysmë-
strukturore, janë 38.366 familje përfituese. E dini sa është shuma? 131 milionë dollarë që
buxheti i shtetit u ka dhënë familjeve shqiptare atë ditë të vështirë dhe në vazhdim, që ata të
rregullojnë shtëpitë e tyre dhe të futen në shtëpitë e tyre të rikonstruktuara. Jemi vetëm duke
folur për një pjesë të programit dhe këtu nuk kam përfshirë bonusin e qerasë.
Bonusi i qerasë u dha që ditën e parë në mënyrë që qytetarët që patën atë fatkeqësi në atë ditë
të zezë që humbën shtëpitë e tyre dhe siç iu referua dje Kryeministri një sekondë të papritur u
gjetën në qiell të hapur edhe në gjithë atë rrënojë rreth e rrotull, të gjithë ata kanë përfituar
bonusin e qerasë dhe shumë prej tyre vazhdojnë ta  përfitojnë edhe sot dhe do e përfitojnë deri
ditën që do futen siç u futët edhe ju sot në këto shtëpi më të bukura më të forta.
Ndërkohë për atë pjesë të programit që ne i referohemi DS5, Çfarë është Ds5? DS5 është
program rindërtimi për ato familje që nuk i ndërtojnë dot shtëpitë e tyre në ato vende për arsye
gjeografike apo gjeologjike apo që duan t’i rindërtojnë vetë. Janë 44 milionë dollarë që buxheti i
shtetit, qeveria, i ka dhënë këtyre familjeve, 44 milionë dollarë, janë 1669 përfitues dhe janë në
të gjitha zonat, në Durrës, në Tiranë, në Rrogozhinë, në Mirditë, Kamëz, në Vorë, në Krujë, në
Lezhë, Kurbin, Shijak, Kavajë, pra në të 11 bashkitë.
Ndërkohë banesa individuale si këto që kemi këtu që janë fantastike, deri tani se vlerësimi
vazhdon, për shembull në bashkinë e Tiranës vazhdon akoma vlerësimi, janë 2552 banesa
individuale të cilat kushtojnë në total të gjitha 54 milionë dollarë, 5.4 miliardë lekë dhe sot kanë

përfunduar pra, në të gjitha bashkitë janë 1463 familje nga të cilat 1442 nga buxheti i shtetit dhe
21 nga donatorët.
Ndërkohë që për sa i përket rindërtimit të pallateve janë gjithsej 202 pallate të cilat kushtojnë
108 milionë dollarë. Deri më sot janë përfunduar nga buxheti i shtetit 36 pallate sot që flasim,
pra 808 familje dhe ndërkohë nga donatorët siç e patë dje, janë përfunduar rreth 554
apartamente, ndërkohë dua të ndaj me ju, sot kam parë vetë zonën, në zonën e Spitallës janë
hedhur themelet e 15 pallateve nga donacioni i Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara që
i premtoi Kryeministrit para 2 vjetësh dhe e deklaroi dhe në Konferencën e Donatorëve.
Ndërkohë, riforcimi i banesave kolektive, janë sot 214 pallate që kanë mbaruar, janë në Durrës,
janë në Mirditë, janë në bashkinë Kamëz dhe janë në Lezhë. Ndërkohë janë në proces 171
pallate për riforcim. Çfarë është riforcimi? Janë ato që shikoni qoftë nëpër zonat ku jetoni, qoftë
në Durrës, qoftë në Tiranë, qoftë në të gjitha bashkitë ku jo thjesht pjesa e jashtme
rikonstruktohet, por hyhet në përforcim themelesh sepse tërmeti i ka dëmtuar edhe strukturat
kryesore. Ndërkohë keni parë dhe riparimin e ambienteve të përbashkëta, pra ato hyrjet që u
bënë ditë e zezë nga tërmeti, shkatërruar nga të gjitha anët dhe janë 1964 pallate, jo
apartamente, pallate,  pra të gjitha këto janë bërë nga buxheti i shtetit dhe pritet të përfundojnë
në, besoj 2 muajt e ardhshme dhe 613 pallate të cilat janë në Kurbin, në Lezhë, në Durrës dhe
në Tiranë.
Nuk po përmend infrastrukturën publike se ai Amfiteatri edhe shumë të tjera janë pjesë e
infrastrukturës publike, janë shumë kantiere që janë duke vazhduar, ndërkohë me programin e
fundit por jo nga rëndësia, janë objektet arsimore. Janë 172 objekte arsimore, jam duke folur
për shkollat, për kopshtet, si shkolla që është ndërtuar këtu në Bubq nga të cilat para se të
vazhdoj me numrin janë 119 milionë dollarë vetëm për shkollat, rekord, nuk është harxhuar kaq
para për shkollat në 30 vite, nga të cilat 93 shkolla i bën buxheti i shtetit, i bën Qeveria
Shqiptare, i bën ky Kryeministër. 74 objekte arsimore janë nga donatorët, nga vendet e
ndryshme por dhe nga Komisioni Evropian. Janë dhe 5 shkolla të tjera që do të vendosen në
Janar për t’u financuar nga buxheti i shtetit, siç thashë janë në vlerësim e sipër.
Unë u mundova të bëj një ekspoze për të treguar që ky proces ka qenë shembull ashtu siç i
referohemi, nuk është thjesht një proces “tulla dhe llaç”, as thjesht harxhim parash në favor të
interesit publik të të gjitha familjeve që u dëmtuan nga tërmeti, por është një program
solidariteti, një program më shumë shpirt, më shumë mendje dhe me shumë punë që na sjell në
ditë si kjo që, do ta humbas pak modestinë, ditë të lumtura për mua, për ne që punuam dhe për
ju që futeni në shtëpitë tuaja.
Dhe njëherë t’i gëzoni, t’i trashëgoni, i keni falas për jetë të jetëve.
Faleminderit.