
Është miratuar sot paketa e dytë e mbështetjes financiare në ndihmë të punonjësve dhe sipërmarrjeve të prekura si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19, e cila parashikon:
- Dhënie ndihme financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për aktivitetet e mbyllura sipas urdhrit/ve të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të punësuarit të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ve të MSHMS.
- Dhënie ndihme financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë për të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetin sipas urdhrit/ve të MSHMS, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ve të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020. Data e dorëzimit të E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
- Dhënie ndihme financiare prej 40.000 (dyzetëmijë), për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000, për aktivitetet e lejuara sipas urdhrit/ve të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë deri në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ve të MSHMS.
- Nuk përfitojnë ndihmën sipas pikës 3, punonjësit të cilët kanë përfituar sipas pikës 2.
- Bëjnë përjashtim nga pika 3:
- subjektet me objekt veprimtarie: tregti e produkteve ushqimore, fruta – perime, aktivitetet farmaceutike;
- subjektet e regjistruara që ushtrojnë aktivitet sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, që lejohen të kryejnë aktivitetin sipas urdhrit/ve të MSHMS.
- Dhënie ndihme financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë, për punonjësit e subjekteve persona fizikë ose juridikë, që ushtrojnë aktivitetin si struktuara akomoduese të cilët, figurojnë në listepagesa deri në datën e Urdhrit/ve të MSHMS.
Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.