100 milionë euro për Rindërtimin e Shqipërisë, BE alokon fondin në buxhetin e rishikuar 2020

  • Postuar më 14/04/2020

Në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë, organizuar nga Komisioni Europian në 17 Shkurt në Bruksel, Bashkimi Europian akordoi për vendin tonë një ndihmë prej 100 milionë euro, krahas shumës prej 15 milionë euro të premtuara menjëherë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Në total, kontributi i BE në ndihmë të qeverisë shqiptare për Rindërtimin, arriti vlerën e 115 milionë euro. Sot Këshilli i bashkimit Europian ka miratuar Buxhetin e rishikuar 2020, duke miratuar edhe kalimin e fondit prej 100 milion euro të premtuar për Shqipërinë.

Pjesa tjetër e angazhimit në shumën 15 milionë euro, do të shkojë për rindërtimin e 22 shkollave të përzgjedhura nga BE përmes UNDP në Shqipëri.

Për më shumë mbi këtë lajm,  ndiqni linkun: https://bit.ly/2yfUbsW