Tiranë- Në kantierin e rindërtimit të Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë që brenda vitit do të jetë gati

  • Postuar më 03/03/2021

Projekti i godinave studentore RSU 2 parashikon ndërtimin e dy objekteve me 8 kate mbi tokë dhe 1 nëntokë, me nga 79 dhoma secili, të ndërtuara sipas standardeve ndërkombëtare Eurocode 8, jo vetëm për të garantuar cilësi dhe siguri në ndërtim, por edhe kushte optimale akomodimi për studentët, me hapësirat e përshtatshme të fjetjes, gatimit, leximit, bibliotekë, lavanderi etj 

 Rindërtimi vazhdon me të katër programet aktive në 11 bashki, banesat individuale, pallatet në lagjet e reja, 28 kantierë të infrastrukturës moderne dhe 160 objekte arsimore.

Në pranverë 2022, gjithçka e shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, do të ketë rilindur, më mirë, më bukur, më fort!

*Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në inspektimin e punimeve