Tiranë – Gëzuar 7-marsin, nga një tjetër kantier shkolle, që në shtator do të ketë rilindur më e madhe, më e bukur, më e fortë!

  • Postuar më 07/03/2021

Shkolla 9-vjeçare Hasan Vogli në Tiranë, po rindërtohet ditë pas dite, me kapacitete të shtuara nga vetëm 6 klasa më parë, në 20 të tilla sot, me laboratorë, palestër, ambiente për 600 nxënës, sipas standardeve ndërkombëtare dhe Eurocode 8!

160 shkollat e reja të financuara nga programi i Rindërtimit, që kanë rilindur e do të rilindin më të mira, më të bukura, më të forta, janë një shprehje e posaçme e vëmendjes dhe mirënjohjes tonë për punën dhe përkushtimin e çdo mësuesi !