
Falenderim dhe respekt për bacën Behgjet, si edhe kënaqësi e madhe që Rilindja e Thumanës ka hyrë tanimë në fazën e vet përfundimtare dhe në vjeshtë do të jetë realiteti i ri i një zone të goditur fort nga fatkeqësia natyrore, ku pasojat e tragjedisë do t’ia lenë vendin një pasqyre kuptimplotë të pasionit tonë për Shqipërinë që Duam.