
Kanë përfunduar punimet për shtrimin e segmenteve rrugore dhe asfaltimi, linjat e ujësjellësit, rrjeti i kanalizimeve dhe furnizimit me energji elektrike si dhe rrjeti i telekomunikacionit edhe në lagjen e re në Thumanë.
Janë në ndërtim 35 banesa individuale nga 158 të tilla në total dhe së shpejti hidhen themelet edhe për 14 pallate për akomodimin e 278 familjeve brenda lagjes së re në Thumanë.