Thumana e rikrijuar pas tërmetit, që brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re fantastike

  • Postuar më 10/07/2021
me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne e ambiente sportive si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, gati për të mirëpritur nxënësit në fillimin e vitit shkollor, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve
Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen njësia administrative, qendra shëndetësore e një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët.