
TANIMË NË KANTIER EDHE SHTËPITË E REJA në Bashkinë e Kavajës
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në kantierin e shtëpive të reja në Golem, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Duam që këto familje ta presin Vitin e Ri nën çatinë re, me kushte shumë më të mira se ato që kishin para fatkeqësisë.
Puna për rindërtimin e banesave individuale ka nisur paralelisht edhe në njësitë e tjera, Luz, Helmas, Synej dhe në qytetin e Kavajës, ndërsa vijojnë me ritme të shpejta punimet për rindërtimin e infrastrukturës në dy zonat e reja zhvillimore, Kavajë dhe Golem, ku në fund të shtatorit do të hidhen edhe themelet e ndërtimit të pallateve të reja për afro 400 familje.
Aktualisht e gjithë zona e prekur është një kantier i madh pune, solidariteti, angazhimi historik të qeverisë shqiptare, për njerëzit dhe me njerëzit.