
Sukth, Durrës – Në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare e kopshtit “Njazi Mastori”, vetëm 40 ditë larg përfundimit të punimeve.
Një nga projektet më të mëdha ndër 143 objektet arsimore që do të rindërtohen, shkolla e re është dizenjuar për të akomoduar 970 nxënës, në hapësirën me 27 klasa për mësim, 8 laboratorë, palestër dhe ambiente të jashtme të gjelbëruara.
Ambiente të reja, më të bukura, më të sigurta e më bashkëkohore, edhe për 110 vogëlushit e kopshtit, krahas funksioneve të një qendre komunitare model.