Sot në Laç, ku vijon me intensitet puna për ndërtimin e lagjes së re, që do të jetë jo vetëm qendra e Laçit të së ardhmes, por edhe modeli i ri i zhvillimit të zonave urbane, sociale dhe ekonomike në vend.

  • Postuar më 31/08/2020

Sot në Laç, ku vijon me intensitet puna për ndërtimin e lagjes së re, që do të jetë jo vetëm qendra e Laçit të së ardhmes, por edhe modeli i ri i zhvillimit të zonave urbane, sociale dhe ekonomike në vend.

Kompania turke është angazhuar, pas një faze po kaq intensive përgatitore të terrenit, që për tre muaj të fillojnë të ngrihen pallatet e rinj, e të marrë formë lagjia e parë e rindërtuar pas tërmetit.

Projekti i financuar nga Republika e Turqisë, përfshin ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë, me hapësira të gjelbëruara e parkimi për banorët, njësi shërbimi dhe qendrën tregtare, ku familjet që humbën banesën në 26 nëntor, do të jetojnë me cilësi dhe standarde shumë herë më të mira së më parë.