Si kjo shkollë do shkëlqejnë të gjitha shkollat e kësaj rilindjeje pas shkatërrimit dhe të gjitha projektet e realizuara me punë të palodhur e me durim, deri kur të kemi vendosur tullën e fundit të Rindërtimit

  • Postuar më 05/11/2020

Këto pamje të shkollës së sapopërfunduar në Durrës, dallandyshja e parë e një grupi prej plot 173 të tillash në krejt zonën e fatkeqësisë, janë përgjigja ime sot për të gjithë ata që përqeshin zanafillat e punëve në 3D apo përgojojnë papushim punën e pandërprerë, pa orar, qysh nga mëngjesi i 27 nëntorit 2019 për ta kthyer goditjen tragjike në një pikënisje të re, për mbi 25 mijë familje të prekura nga tragjedia, e mijëra e mijëra fëmijë të mbetur pa shkollën a kopshtin e tyre…