SHTËPIA E PARË E RINDËRTIMIT hap dyert për familjen Allaraj, në ditëlindjen e vajzës, Merisildës, e cila mbush 13 vjeç

  • Postuar më 25/08/2020

Për pak humor, kjo është ajo shtëpia që kur vumë tullën e parë disa “inxhinierë” fejsbuku këtu, komentuan skeletin e saponisur prej hekuri të kolonave, duke vënë alarmin se ishte me “katër tela”! Ngutja e disave për të nxjerrë fjalën e keqe apo për të bërë “kompetentin” pa diplomën përkatëse, për çdo punë që komentojnë nga kafeneja, plazhi apo krevati ku luajnë me ajfonin e tyre, është bërë si puna e atij vargut me hudhra, që vihet në hyrje të shtëpisë për të mos marrë m’sysh.
Kështu që duhen falenderuar pa ironi e as pishman edhe thurrësit e këtyre “hudhrave” digjitale, që e vranë syrin e keq mbi shtëpinë e familjes Allaraj, e cila sot nis jetën e re në një banesë tamam siç kemi premtuar, më të madhe, më të fortë, më të bukur, me urimin për ditëlindjen e Merisildës, që bashkë me vellain Merison, të mësojnë mirë, të bëhen të zotët e vetes e të kenë jetë e shëndet bashkë me gjyshen dhe prindërit e tyre.