
Vijon procesi i rindërtimit të objekteve arsimore në të gjithë territorin e dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar.
Sot në Tiranë po punohet intensivisht për shembjen e shkollave të dëmtuara dhe hedhjen e themeleve të reja
Shkolla “Mangull”, Petrelë, është një nga 19 shkollat që do të rindërtohen me financim nga buxheti i shtetit. Shkolla e re, do të mirëpresë 190 nxënës, në hapësirat e reja me kushte e standarde moderne, dizenjuar për të përfshirë edhe katër laboratorë, bibiliotekë, palestër dhe hapësirat rekreative.