
Shkolla 9-vjeçare Hasan Koçi në Shkozet është një projekt i madh, në vlerë mbi 185 milionë lekë, financuar nga qeveria dhe zbatuar nga FSHZH për të mirëpritur 640 nxënës, në një hapësirë mbi 4300 metër katrorë, me 18 klasa, 8 laboratorë, ambiente ndihmëse e rekreacioni, që do të jetë gati në fund të nëntorit.
