
228 familje në Shijak e mbi 300 të tjera në Kurbin, kanë përfituar drejpërsëdrejti nga fondi 1.3 milion euro i qeverisë zviceriane për rikonstruksionin e banesave me dëme të lehta e mesatare.
Në 50 vjetorin e marrëdhënie e dypalëshe mes dy vendeve tona, Zvicra konfirmon edhe njëherë mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë, si një vend mik e partner, jo vetëm në sfidën e rindërtimit nga rrënojat e tërmetit, por edhe në konsolidimin e themeleve të Shqipërisë europiane