Rrashbull, Durrës – Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në kantierin e ndërtimit të shkollës 9-vjeçare “Vëllezërit Haradinaj”

  • Postuar më 02/09/2020

Një punë rekord në cilësi dhe kohë, ku brenda 40 ditëve është hedhur kati i tretë i objektit dhe kanë filluar punimet e brendshme me instalimet elektrike dhe të sistemit të ngrohjes. Shkolla e re që do të jetë gati në nëntor për të mirëpritur 430 nxënës, do të ketë 20 klasa, 4 laboratorë dhe palestrën me kushte optimale, një shkollë e krahasueshme me të ngjashmet e saj në çdo komune europiane, duke u bërë kështu një simbol i qasjes për të ndërtuar sërish më mirë.
32 objekte arsimore do të rindërtohen në bashkinë e Durrësit dhe 143 në të gjithë territorin e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të kaluar brenda vitit 2021
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj: “Tendenca për të hedhur baltë mbi këtë proces, është përpjekje e dështuar. Të gjitha shkollat e paketës së rindërtimit janë sot të financuara nga buxheti i shtetit dhe donatorët. Të gjitha shkollat që do të ndërtohen nga qeveria shqiptare përmes FSHZH janë në kantier ndërtimi dhe brenda vitit do të kenë përfunduar; shkollat e tjera që do të ndërtohen nga donatorët janë në proces prokurimi, projektimi dhe përgatitje për fillimin e punës në terren”
Rindërtimi vazhdon çdo ditë, me një rrugë te re, me një kilometër të ri, me një shkollë, shtëpi apo lagje të re dhe nuk do ndalojmë asnjë ditë së bëri atë që themi për të #Rindërtuar #ShqipërinëqëDuam