
pjesë e programit EU4Schools të financuar nga Komisioni Europian me zbatim nga UNDP, e cila në korrik do të jetë gati për të akomoduar 300 nxënës dhe rreth 40 fëmijë, në ambientet me 10 klasa, 3 laboratorë, palestrën dhe terrenet sportive, e ndërtuar me standardet e Eurocode 8 dhe Building Back Better.
100% e granteve të premtuara nga donatorët janë sot aktive, të angazhuara në projekte konkrete në terren.
Rindërtimi vijon hap pas hapi, për të rikthyer në shtëpitë e rikonstruktuara me grante mbi 32,600 familje, për të akomoduar në shtëpitë e reja rreth 4500 familje, për të ndërtuar mbi 11 mijë apartamente në lagjet e reja, 160 objekte arsimore dhe infrastrukturë komunitare model në 28 zona për zhvillim!