
Ndërkohë që kantierët e financuar nga qeveria për Rilindjen e Shkollave të rrënuara janë në punë, vazhdojnë proceset teknike drejt hapjes së shpejti edhe të kantierëve të financuar nga Bashkimi Europian dhe miqtë e tjerë të Shqipërisë.
Nënshkruhet një tjetër marrëveshje granti, mes Ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe drejtorit të Fondit të Katarit për Zhvillim, Khalifa Al Kuwari, për ndërtimin e dy shkollave dhe kopshtit e çerdhes 42, përmes një investimi 5 milionë USD; kontribut i Katarit në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.
* Me këtë rast kush ankohet për ritmin, le të vërejë se ne kemi ecur me shumë shpejtësi në zbatimin e projekteve të financuara nga buxheti i shtetit, ndërkohë që për projektet e financuara nga donatorët duhet bërë pak durim, në respekt të procedurave të tyre.
Me këtë shpjegim mbase edhe ata që gjuajnë në ajër duke thënë “e mo se paratë e botës janë” apo më keq akoma “i vodhët paratë e botës”, e mësojnë se “paratë e botës” nuk vijnë me thes dhe donatorët i bëjnë vetë procedurat, tenderat, supervizionin e punëve që kryhen me paratë e tyre! Ja kështu dhe boll me akuza e sharje në hava!