Nënshkruam sot me Agjensinë Austriake për Zhvillim, në praninë e Ambasadorit Christian Steiner, marrëveshjen e grantit në kuadër të procesit të Rindërtimit

  • Postuar më 24/03/2021

Austria dhe Liechtenstein kanë dhuruar 1 milion e 50 mijë euro për ndërtimin e lagjes së re në Mirditë me 35 banesa individuale, një lagje rezidenciale model, me infrastrukturë moderne dhe shërbime, që do të ndryshojë njëherë e mirë cilësinë e jetesës së banorëve të prekur nga tërmeti, por do t’i japë edhe një pamje krejt të re qendrës së Mirditës!

Kemi finalizuar kështu nënshkrimin e granteve me të gjithë donatorët e angazhuar në Konferencën e Brukselit. Rreth 300 milion euro, ose 100% e granteve të angazhuara, janë sot aktive në terren, në projekte në zbatim nga vetë donatorët