Mirëprita sot me kënaqësi në vizitën e tij zyrtare në Tiranë Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë z. Murat Kurum.

  • Postuar më 23/12/2020

Projekti madhor i shtetit mik dhe partner turk për ndërtimin e zonës së re për zhvillim në Kurbin, po avancon me shpejtësi, për ndërtimin e 524 apartamenteve, 37 njësive të shërbimit, 370 vend-parkimeve dhe qendrës tregtare, një lagje e re model me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime.

Nesër do të vizitojmë nga afër edhe kantierin e ndërtimit, ku po bëhet gati hedhja e themeleve të pallateve. 180 apartamente do të jenë gati në mars 2021, ndërsa i gjithë projekti do të ketë përfunduar brenda muajit gusht