Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, duke ndjekur punimet për rindërtimin e shkollës së Mesme të Bashkuar “Kajo Karafili”

  • Postuar më 15/08/2020

Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, duke ndjekur punimet për rindërtimin e shkollës së Mesme të Bashkuar “Kajo Karafili”, në Shijak ku puna ka avancuar me ritme të shpejta dhe në nëntor do të jetë gati për të mirëpritur nxenësit brenda një hapësire prej 2900 metër katrorë, të projektuar me më shumë klasa, laboratorë, palestër, ambiente të gjelbëruara e rekreative për fëmijët, si dhe me të gjithë funksionet e një qendre komunitare.

 Shkolla e Bashkuar “Kajo Karafili” është një nga 143 shkollat që do të rindërtohen nga e para, nga Buxheti i Shtetit dhe nga donatorët.