
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, në inspektimin e shkollës nëntëvjeçare Murat Toptani në Selitë.
Me shembjen e godinës së dëmtuar të kësaj shkolle, nis zyrtarisht programi i rindërtimit të objekteve arsimore në Bashkinë Tiranë, një pjesë e të cilave do të financohen nga buxheti i shtetit dhe shumë të tjera nga donatorët.
Shkolla e re, do të ketë kapacitete të shtuara, mjedise moderne me standarde bashkëkohore, 4 laboratorë, palestrën dhe kushte shumë herë më të mira se më parë, sikurse secila nga 143 shkollat që do të rindërtohen nga e para!