
Projekti në vlerën 2,5 milionë euro, i bashkohet një sërë objektesh të rëndësishme publike të projektuara për t’u ndërtuar në zonën e re, përfshirë godinën e re të tatimeve e doganave, qendrën e kërkim- zhvillimit në fushën e IT dhe nxitjes së start -ups etj, si një urë e rëndësishme lidhëse mes formimit profesional, tregut të punës apo sipërmarrjeve të vogla private nga të rinjtë.