Laç, Kurbin – Vizitë në kantierin e ndërtimit të zonës së re për zhvillim, i cili do të jetë një kompleks modern banimi me 524 apartamente, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë të standardeve europiane.

  • Postuar më 25/09/2020

 

Laç, Kurbin – Vizitë në kantierin e ndërtimit të zonës së re për zhvillim, i cili do të jetë një kompleks modern banimi me 524 apartamente, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë të standardeve europiane.

 Deri më tani janë kryer thuajse 90% e gërmimeve në të gjithë sipërfaqen prej 40 mijë m2.

Në mars parashikohet përfundimi Zonës 1 të banimit brenda projektit dhe në 3-4 muajt e tjerë edhe Zona 2, të cilat do t’i japin jo vetëm zgjidhje optimale hallit të familjeve që humbën shtëpinë e vjetër, por edhe një shëmbëlltyrë të re Laçit që duam, me një sens të ri zhvillimi urban, ekonomik e social.