Laç, Kurbin – Në kantierin e ndërtimit të lagjes së re.

  • Postuar më 21/09/2020

Laç, Kurbin – Në kantierin e ndërtimit të lagjes së re, një kompleks modern banimi me 524 apartamente, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë të standardeve europiane. Në mars parashikohet përfundimi Zonës 1 të banimit brenda projektit dhe në 3-4 muajt e tjerë edhe Zona 2, të cilat do t’i japin jo vetëm zgjidhje optimale hallit të familjeve që humbën shtëpinë e vjetër, por edhe një shëmbëlltyrë të re Laçit që duam, me një sens të ri zhvillimi urban, ekonomik e social.