
Kantieri i rindërtimit të shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Dan Bajrami” në Kurbin.
Në fund të nëntorit, objekti i ri do të jetë gati për të mirëpritur 440 nxënës e fëmijë, në një hapësirë të rikonceptuar si shkollë e qendër komunitare, me 15 klasa, 4 laboratorë, palestrën, bibliotekën dhe hapësirat rekreative për fëmijët.