Gjimnazi “Sami Frashëri” do të jetë emblema e Rilindjes pas Rrënimit të 26 nëntorit.

  • Postuar më 29/10/2020

Dy herë më i madh, pakrahasimisht më i bukur e patjetër shumë më i fortë, në të njëjtin vend ku u arsimuan gjenerata të tëra, gjimnazi “Sami Frashëri” do të jetë emblema e Rilindjes pas Rrënimit të 26 nëntorit, me 49 klasa, 8 laboratorë, bibliotekë, mjedise të përbashkëta, palestra, fusha të jashtme sportive.