FUSHË KRUJË – Në kantierin e lagjes së re.

  • Postuar më 13/10/2020

 

FUSHË KRUJË – Në kantierin e lagjes së re, ku pas përfundimit të infrastrukturës, ka nisur puna për ndërtimin e banesave individuale për familjet e mbetura pa shtëpi në natën tragjike të 26 nëntorit dhe së shpejti nis puna edhe për pallatet e reja

15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbërta si edhe një treg modern për produktet e zonës, do të shtrihen në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së fëmijëve, prindërve, gjyshërve, që së shpejti do të banojnë në lagjen e re