Edhe në Vorë është hapur kantieri i Rindërtimit, fillimisht me infrastrukturën e re nëntokësore e rrugore dhe së shpejti me prishjen e të gjithë pallateve e godinave në zemrën e bashkisë, një hapësirë afro 10 hektarë, ku qendra e Vorës do të rilindë me standarde të reja e me një pamje krejt të re

  • Postuar më 11/09/2020

Edhe në Vorë është hapur kantieri i Rindërtimit, fillimisht me infrastrukturën e re nëntokësore e rrugore dhe së shpejti me prishjen e të gjithë pallateve e godinave në zemrën e bashkisë, një hapësirë afro 10 hektarë, ku qendra e Vorës do të rilindë me standarde të reja e me një pamje krejt të re.

 404 familjet që humbën apartamentet dhe shtëpitë natën e 26 nëntorit e sot vazhdojnë të jetojnë me qera të paguara nga qeveria deri në përfundim të rindërtimit, do të kthehen në një shtëpi më të bukur e më të fortë dhe në një lagje shumë herë më të bukur e më miqësore për të gjitha moshat