
Sot 1 vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk mund të ndaja me ju një lajm më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin e Abu Dhabit për Zhvillim, finalizimi i një procesi intensiv diskutimesh, studimi, planifikimi e projektimi me miqtë e partnerët tanë emiratas, një projekt fantastik me vlerë 75 milionë dollarë që angazhon jo vetëm njohuritë dhe eksperiencën e vyer inxhinierike, por edhe një koncept modern të jetës në komunitet, në qendrat e reja urbane, ekonomike e sociale që do të kthehen në modelin e ardhshëm të rilindjes urbane në të gjithë vendin