Rindërtimi, shpallen 18 zona të reja për zhvillim

  • Posted on 14/02/2020

Deklarata për mediat, pas mbledhjes së Qeverisë, e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj:

Përshëndetje,

Dua të ndaj sot me ju disa vendime të rëndësishme që kemi kaluar në Qeveri lidhur me avancimin e procesit të Rindërtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Sot, Këshilli i Ministrave ka shpallur 18 Zona të reja për zhvillim, të cilat do t’i citoj në vijim, edhe për të informuar qytetarët e këtyre zonave që praktikisht dhe ligjërisht çështja e rindërtimit në territoret e tyre përkatëse ka marrë rrugën ligjore dhe shpejtësinë e duhur.

  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Shijak, Bashkia Shijak dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Laç, Bashkia Kurbin dhe caktimin e Entit Kombëtar të Banesave si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Thumanë, Bashkia Krujë dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Laç, bashkia Kurbin dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Bubq, Bashkia Krujë dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Fushë –Krujë , Bashkia Krujë dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Durrës, Bashkia Durrës dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Vorë, Bashkia Vorë dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Kavajë, bashkia Kavajë dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim njësia administrative 4 dhe 8, Zona 5 Maji, Bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim , njësia administrative 1, Zona Autotraktori, Bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim , njësia administrative 6, Zona Kombinat , Bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative 11, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Baldushk, Bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Ndroq, Bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Pezë, Bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Vaqarr , Bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.
  • Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Zall – Herr, Bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.
  • Gjithashtu, dua të shpjegoj edhe njëherë për opinionin publik dhe të gjithë qytetarët që janë prekur nga tërmeti, duke i garantuar se këto dy muaj qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor i kanë shfrytëzuar maksimalisht për të bërë nga A e procedurave ligjore deri tek shpallja e zonave që përmenda.

Të nderuar qytetarë që jetoni në vështirësi në zonat e dëmtuara nga tërmeti, këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko, por për të ndërtuar mbi bazën e ligjit dhe procedurave, duke zbatuar të gjithë kriteret dhe standardet bashkëkohore në ndërtim, përfshirë e theksoj, edhe ato antisizmike.

Bëhet fjalë për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës, që përfshin hartimin e masterplaneve, planeve të detyruara vendore dhe modeleve të banesave individuale.

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive, pra njësive individuale të banimit.

Sot deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve në datën 6 shkurt do të kemi modelet, që njësitë zbatuese FSHZH dhe Bashkia Tiranë do të fillojnë një proces ligjor të hapur zbatimi, pra, nga prokurimi deri tek vendosja e shtëpisë, ose në zonat e reja rurale, ose në vendin ku ndodhen aktualisht shtëpitë e dëmtuara që do të rindërtohen me modelet e reja bashkëkohore, antisizmike.

Ndërkohë, gjej rastin t’iu bëj dhe njëherë thirrje qytetarëve, por edhe njësive vendore, që të përshpejtojnë procesin e aplikimit në platformën elektronike. Është proces ligjor i domosdoshëm që të kalojmë në hapat e tjera, që nga përfitimi i granteve deri tek përfitimi i metrave katrorë që do të jetë i domosdoshëm edhe për planifikimin.

Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve. U njoftova që në vetëm dy ditë kanë aplikuar mbi 200 familje, ju lutem të dashur qytetarë, aplikoni sa më shpejt. Procesi është fare i thjeshtë, i keni bashkitë, njësitë administrative gjithashtu, kryepleqtë dhe punonjësit e bashkive, zyrat e rindërtimit, por edhe mua personalisht e stafin tim në dispozicion për të ecur sa më shpejt me procesin e aplikimit në platformën elektronike.

Së fundi, dua te falenderoj dhe OJF e angazhuara në procesin e Rindërtimit që i janë nënshtruar njësoj këtij procesi duke bërë që të ketë një sinergji të plotë dhe të gjithë kontributet e këtij procesi të kthehen në projekte të qëndrueshme dhe me këtë rast edhe njëherë iu shpreh solidaritet këtyre organizatave për goditjet mediatike të pamerituara që kanë vënë në dyshimin integritetin e tyre.

Faleminderit!